Nokia 2220 slide - Informacion për baterinë dhe ngarkuesin

background image

Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për përdorim me këtë pajisje është BL-4C. Nokia mund

të vërë në dispozicion modele të tjera baterie për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me

energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës.

Varianti i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E, EB, X, AR, U, A, C, K ose UB.

Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët e

pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri

të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të aprovuar nga

Nokia.

Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin,

më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen

disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.

Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.

Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të

lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një

bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F).

Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë

mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë

nën zero.

Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një monedhë, një

kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ (-). (Ata

duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep

apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.

Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e

mundur luteni t'i riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.

Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast

se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë të bjerë në kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i tillë, shpëlani

menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.

Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj

ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.

Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë zjarr,

shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se është

dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë ngarkues

dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.

26 Informacioni për produktin dhe sigurinë

background image

Përkujdesi për pajisjen tuaj
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e mëposhtme do

t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë minerale që

gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja

të thahet plotësisht.

Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe komponentët

elektronikë mund të dëmtohen.

Mos e mbani pajisjen në një temperaturë të lartë ose të ftohtë. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e

pajisjeve elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike. Kur pajisja kthehet

nga një temperaturë e ftohtë në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelet

e qarqeve elektronike.

Mos u përpiqni ta hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në këtë udhëzues.

Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe