
Kujtesa e përbashkët
Funksionet e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët: mesazhimi multimedia (MMS), aplikimi i e-
mail-it, mesazhimi i çastit. Përdorimi i njërit ose i disave prej këtyre funksioneve, mund të reduktojë kujtesën që disponohet
për funksionet që mbeten. Nëse pajisja juaj shfaq një mesazh që kujtesa është plot, fshini një pjesë të informacionit të ruajtur
në kujtesën e përbashkët.
Menaxhimi dixhital i të drejtave
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me OMA DRM 1.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që
të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të
parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla
DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk
mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një çelës aktivizimi, i cili përcakton të
drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 25