Nokia 2220 slide - Rreth pajisjes suaj

background image

Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet EGSM 900, 1800 MHz . Për më tepër

informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

24 Shërbimet SIM

background image

Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe nyje për faqet e internetit të palëve të treta; dhe mund t'ju lejojë

të hyni në faqet e internetit të palëve të treta. Ato nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk mban përgjegjësi

për to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.

Paralajmërim:

Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen

kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.

Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të

tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi

dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.

Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.

Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë.

Mos lidhni produkte që nuk përputhen.

Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.

Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj, shikoni udhëzuesin e përdoruesit.